Te jetosh gjate nje pandemie nuk eshte e rrezikshme vetem per njerezit por edhe per bizneset te cilet po perballen me kete bllok ekonomik.
Te gjithe duhet te ndergjegjesohemi dhe te bejme kujdes. Nese ju zoteroni nje biznes duhet te pershtateni me situaten, por per ta perballuar sa me mire kete gjendje sigurohuni te ndiqni keshillat e meposhtme
#1. Mbaje biznesin te sigurt.
Perditeso punonjesit me lajmet me te fundit rreth situates dhe masave te marra dhe vezhgoni secilin prej tyre per simptoma te mundshme te COVID-19. Siguro transportin e punonjesve qe jane ne prodhim. Dizifekto ambjentet e punes dhe pajis punonjesit me mjetet e domosdoshme per mbrojtejn ndaj virusit. Reduktoni stafin nese eshte e mundur. Zbatoni ne kohe vendimet e marra nga qeveria ne lidhje me situaten.
#2. Shtyni eventet, sherbimet apo takimet.
Mbani nje axhende fleksibel. Evitoni grumbullimet e njerezve. Shtyni mbledhjet ose konferencat ose mundohuni ti realizoni virtualisht. Riformatoni planin ekzistues me ndryshimet e bera ne axhende.
#3. Pergjigjuni sa me pare rimbursimeve.
Rimburso ne kohe punonjesit apo klientet sipas vendimeve te qeverise dhe politikave te brendshme te njesise suaj. Paguani sigurimet shendetesore dhe shoqerore. Pavaresisht besnikerise qe mund te kene punonjesit apo klientet tuaj ndaj jush, mungesa e pages per punonjesit krijon pakenaqsi dhe renie te produktivitet si dhe mungesa e korrektesise ndaj nje bleresi mund t’ju beje te humbisni nje klient.
#4. Ji transparent dhe pergjegjes.
Sigurohuni te ruani emrin e mire te njejsise tuaj duke ndjekur disa prej hapave te meposhtme
Bised live me kliente
Kthejuni pergjigje mesazheve te tyre
Perdorni marketimin nepermjet email-it duke i perditesuar klientet rreth cdo ndryshimi apo te papriture
Krijoni forume
Shkruani artikuj/ blog
Perditesoni klientet tuaj nepermjet rrjeteve sociale
Mbani kontakt te vazhdueshem me ta.
#5. Perditesoni rrjetin tuaj/website.
Keto kohe te gjithe kemi celulare, kompjuter apo nje pajisje tjeter digjitale ne duar. Cfare tregon kjo? Me shume shikueshmeri online! Vini ne pune aftesite tuaja te marketingut dhe nese nuk keni, punesoni dike. Jini me shume aktiv se kurre duke marketuar produktet ose sherbimet tuaja, si dhe perpiquni qe te dalloni nga te tjeret.
#6. Modifikoni ose ndryshoni menyrat e pageses.
Pranoni pagesa te mevoneshme me afat te limituar likuidimi per marredheniet B2B ose pagesa CASH ne dorezimin e porosise. Ne rastet kur nuk mund te paguani punonjesit tuaj perpiquni te subvensionoheni apo ndihmoheni nga qeveria si dhe njekohesisht mbajini at ate motivuar me metoda te ndryshme sado simbolike, mjafton t’u tregoni se ju ende besoni tek ta dhe se kjo situate nuk eshte as ne duart tuaja si dhe as ne duart e tyre. Dhurojuni punonjesve tuaj gift cards, dhurata simbolike etj.
#7. Perforconi pjesen dixhitale te biznesit tuaj.
Perqendroni aktivitetin kryesor ne anen virtuale. Sic e permendem edhe me larte, fokusi ne keto momente duhet te jete online. Familjarizohuni me termat: social media marketing, digital marketing, influencer etj. Normalisht do ju duhet nje specialist i fushes, i cili do te dije ta perdori fuqine e marketingut per ta perfaqesuar produktin ose sherbimin tuaj ne menyren e duhur.
#8. Behuni krijues dhe pershtatuni me ndryshimet apo situatat aktuale.
Nje lider i mire eshte ai qe pershtatet me shpejte! Eshte e veshtire te jesh nje lider i mire ne keto lloj situatash, por jo e pamundur. Situata te tilla mund t’ju ndihmojne te zhvilloheni. Mbani ne mendje se punonjesit tuaj tani me shume se kurre nuk kane nevoje vetem per nje menaxher, por per nje lider. Tregoni pjesen tuaj humane duke e lidhur me pjesen tuaj krijuese. Krijoni nje grup WhatsApp, flisni ne video call, mbase duhet ta hiqni pak mendjen nga puna apo jo?
#9 Shtyni ne kohe eventet e mundshme.
Per te ruajtur veten dhe te tjeret, kjo eshte menyra e duhur. Mundohuni te ruani distancat dhe te evitoni grumbullimet. Eventeve te organizuara nga njesia juaj duhet t’u jepet rendesia e duhur dhe ky nuk eshte momenti me i mire.
#10. Anulloni evente.
Pas cdo mundimi dhe rishikimi erdhi koha te hiqni dore nga disa evente te cilat per momentin eshte thjesht e pamundur ti realizoni. Mos u merzisni, shendeti dhe siguria jane te parat, eventin mund ta realizoni ne nje moment te dyte. Shmangni grupimet dhe mbledhjet me shume persona
#11. Ofroni likuidimin e pjesshem ose total per klientet tuaj.
Duke likujduar klientet tuaj, do tregoni profesinalizmin e vertete te biznesit tuaj si dhe solidaritetin qe tregoni per
kete gjendje qe po kaloni. Kjo situate nuk
do te thote se duhet te humbisni klientelen tuaj, pse jo te mos e shtoni emrin e mire te njesise suaj dhe bashke me te klientelen?
#12. Perditesoni vazhdimisht personat qe jane ne pritje te produktit, sherbimit tuaj apo nje takimi me ju.
Ndonese nuk operoni dot plotesisht ne terren gjate ketyre diteve, jinni koherent me klientet tuaj por edhe bashkepuntoret se cfare do te ndodhe ne te ardhmen ne biznesin tuaj. Gjithashtu kontakti i vazhdueshem me klientet qe presim nje sherbim ose produkt nga ju, do t’ju tregoje klienteve perkushtimin ndaj tyre.
#13. Postoni keshilla per sigurine e gjithesecilit.
Dhe pse eshte e pashmangshme te degjohen keshillat dhe rregullat baze per evitimin e infektimit nga COVID-19, kontributi juaj nuk eshte aspak i tepert ne ambientin ku ju operoni apo per shoqerine ne teresi.
Lani duart me uji dhe sapun.
Kur kolliteni apo teshtini mbuloni gojen me shami ose me parakrah.
Shmangni kontaktin e afert me personat qe kane simptomat e gripit/rrufes.
Ruani higjenen gjate gatimit
Shmangni kontaktin me kafshet e gjalla.
Faleminderit per kohen tuaj. Nese deshironi te dini me shume na ndiqni ne rrjetet tona sociale.
Prure Group.
Artikulli nga: Orsid Moriseni
Comments