Avantazhet e të punuarit nga shtëpia.
Gjatë kësaj periudhe të pazakontë dhe tepër shqetësuese si shkak i virusit të ri #COVID-19 shumë biznese janë detyruar të mbyllin aktivitetin e tyre apo të përshtatin stafin e tyre në mënyrë të tillë që tëpunojnë nga shtëpia. Kjo është një mënyrë e mirë për të mbrojtur gjithsecilin. Por a ndikohet aktiviteti i një njësie nga diçka e tillë? Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e kësaj mënyre të punuari?
Si fillim kjo metodë ndihmon stafin e një njësie të ndihet më komod në një ambient familjar apo kudo ata dëshirojnë të punojnë. Stafi i Prure Group ka një punë tepër dinamike dhe shpesh ndodh të punojnë nga ambientet që ata vetë zgjedhin (si p.sh nga shtëpia). Kjo ndihmon që çdo pjesëtar të ndihet më pranë objektivave të tyre në metodën e tyre.
Kjo metodë e të punuarit i jep liri çdo punonjësi.
Krijohen orare fleksibël për kryerjen e punës. (nëse aktiviteti i njësisë e lejon diçka të tillë)
Në këtë mënyrë me shumë gjasa do të jenë në kohë në punë.
Punonjësit kanë mënyra të tjera të motivohen. Të gjithë kursejnë para duke ulur koston si për stafin ashtu dhe për njësinë ekonomike.
Siguri e shtuar (sidomos në situata të tilla) Komoditeti i shtepise.
Korrektësia në orare pasi nuk bëhesh dot vonë për në punë.
Kreativitet i shtuar
Ushqim i shëndetshëm
Disavantazhet e të punuarit nga shtëpia
Nga ana tjetër ka dhe një sërë disavantazhesh rreth kësaj mundësie të punuari, të tilla si:
Mungesa e një jete sociale dhe aktive
Mungesa e dinamikës në punë
Konsulta me klientët bëhet më e vështirë. Shpjegimi i një shërbimi apo produkti bëhet më e vështirë.
Në disa raste mund të haset një neglizhencë në punë apo mungesë motivimi
Si përfundim do të thoja se duhet të studiohet tregu dhe dinamika e tregut në të cilin njësia është duke operuar, hapësira e kësaj njësie dhe mundësia e kryerjes së aktivitetit nga shtëpia si dhe konsultimi me stafin apo përgjegjësit rreth kësaj metodologjie pune.
Faleminderit!
Prure Group, manaxherët e së nesërmes.
Comentarios