Nëse keni një profil biznesi, influencer apo dhe një profil personal me siguri ju ka ndodhur të shikoni këtë sinjal sa herë provoni të kryeni aktivitet në Instagram (like, koment, vendosja e përshkrimit nëpër foto, follow/unfollow një person etj.).
Është e bezdisshme apo jo? Më poshtë do të përmendim arsyet përse ndodh ky proces.
Pak kohë më parë Instagram.com ka ndryshuar algoritmin e tij falë një përditësimi të ri. Nëse më parë aktivitetin ditor e limitonin me një numër prej 400-500 lëvizje në ditë duke përfshirë këtu pëlqimet, komentimet, vendosjen e përshkrimit nëpër foto, follow/unfollow një person etj., tani ky aktivitet është limituar në 100-200 lëvizje në ditë pra rreth 6000 lëvizje në një muaj. Kjo bën që në momentin që ju e kaloni këtë numër ditor Instagram.com tju konsiderjë një platformë robotike që po kryhen këtë aktivitet dhe shpesh ndodh tju bllokoj lëvizjet e tilla për 24 orë, 7 ditë apo 14 ditë. Falë kësaj lëvizjeje Instagram.com e ka më të lehtë të përfitojë prej shërbimeve të tij duke e bërë më të nevojshëm përdorimin e promocioneve apo zyrtarizimin e profilit tuaj si një dyqan, pasi Instagram-i përfiton një përqindje nga çdo blerje online që kryhet falë butonit "Buy Now" apo "Shop".
Pasojat e bllokimit të komandave
Nuk mund të postosh foto me përshkrime
Ulet numri i prurjeve të faqes suaj
Nuk mund të bëni like asnjë foto/video
Nuk mund të bëni fllow/unfollow
Shfuqizimi i hashtagëve
Rrallohet aktiviteti juaj në Instagram
Si ta zgjidhim apo parandalojmë këtë problem?
Ky problem ka një sërë metodash si të parandalohet apo si të rregullohet. Më poshtë do të përmendim disa prej këtyre mënyrave, të cilat do të përmirësojnë performancën e profilit tuaj në Instagram.
Gjëja e parë që mund të bëni është të ndërroni kodin e profilit tuaj në Instagram.
Kjo metodë funksionon kryesisht kur Instagram-i ju ka bllokuar aktivitetin për jo më shumë se 24 orë. Gjithashtu nëse profili juaj është "business profile" dhe e keni profilin tuaj të lidhur me një profil Facebook, Twitter etj., provoni të bëni "unlink" profilet tuaja nga profili i Instagramit.
2. Një tjetër mënyrë për të parandaluar përsëritjen e këtij problemi është një metodë mjaft efikase. Mundohuni të postoni me diferencë orari postimet nga njëri-tjetri dhe limitoni kontentin që do të postoni në një ditë. Në këtë mënyrë evitoni bllokimin e komandave prej Instagram-it si dhe postimet tuaja tërheqin më shumë audiencë.
Mos e bombardoni publikun tuaj me kontent të parreshtur. Ruani origjinalitetin e faqes tuaj duke postuar kontent cilësor duke ju përmbajtur tematikës së profilit tuaj.
3. Për një periudhë të shkurtër (1-2 javë) postoni kontentin tuaj duke ndryshuar hashtag-ët që përdorni si dhe reduktoni numrin e tyre.
Ju lutemi të keni parasysh se algoritmet e Instagram-it ndryshojnë vazhdimisht dhe këto metoda mund të jenë të vlefshme për një pjesë të publikut dhe jo për të gjithë.
Për informacione të tjera, na kontaktoni!
Commentaires