Bota Virtuale mund të jetë sfiduese dhe emocionuese në të njëjtën kohë.
Prure Group, është një kompani e cila merret me manaxhimin online të bizneseve të kategorive të ndryshme ( hotele, apartamente, restorante, dyqane etj.) Kompania jonë e themeluar sëfundmi udhëhiqet nga shpirti bahskëpunues dhe duke ju permbajtur rregullores së brendshme sigurohemi që të realizjmë çdo objektiv, qoftë ky afatshkurtër apo afatgjatë. Prure, ka për qëllim të realizojë synimet e çdo individi, i cili ka nevojë për asistencën tonë. Skuadra jonë përbëhet nga një staf i specializuar në fusha të ndryshme si: dizajn në programe kompjuterike, marketing, manaxhim, programim, promocion / reklamim në rrjetet sociale dhe ftografi, të cilat kombinohen njëra me tjetrën për arritjen e rezultatit optimal.
Vizioni ynë është i qartë, bëj atë që duhet, ashtu siç duhet. Puna jonë nuk merr fund kur fillon të ketë ndryshime, por asistenca jonë është për një periudhë më afatgjatë duke ju shoqëruar ju ditë pas dite në hapat që ju hidhni në biznesin tuaj. Prure Group ofron një sërë shërbimesh të cilat dalin në pah gjatë procesit të manaxhimit të rrjeteve sociale. Ndër to mund të përmendim:
Mirëmbajtje e rrjeteve sociale
Konsulencë manaxheriale
Knsulencë marketing
Teknika promocini
Dizenjimi i postimeve të ndryshme, ndër të cilat dhe postimeve okazionale
Postim ditor në rrjetet sociale të biznesit
Dizenjimi i kontentit profesional
Dizenjimi i broshurave, kartëvizitave, logove unike
Ruajtja e origjinalitetit të bizneseve gjatë postimit
Krijimi i faqeve web
Set forografik etj.
Fillimet Tona
Prure Group, ka shënuar një histori suksesi për një sërë biznesesh të fushave të ndryshme. Hapat e parë kjo kompani i ka hedhur në fushën “Hoteleri-Turizëm” duke marrë përsipër manaxhimin e një grup apartamentesh të cilët jepeshin me qera ditore gjatë gjithë vitit por kryesisht gjatë sezonit veror, bashkëpunimi me disa prej tyre ende vazhdon dhe mund të përmendim “Elizabeta Apartament”. Një subjekt, i cili ka arritur të maksimizojë fitimin në një periudhë fare të shkurtër falë punës së parreshtur të Prure Group.
Ne gjithashtu gjatë këtij viti kemi asistuar restorante, bare, dyqane veshjesh dhe aksesorësh si dhe sallone bukurie. Kompania jonë nuk ofron thjesht shërbime të përkohshme, të cilat do të humbisnin pas një periudhe të caktuar kohore apo pas përfundimit të marrëveshjes kontraktuale midis palëve, kompania jonë ofron shërbime të cilat do të ngelen me ju për sa kohë që biznesi juaj operon në treg.
Stafi Ynë
Më poshtë do të njiheni me një pjesë të stafit tonë, persona të cilët kanë dedikuar kohën e tyre për të arritur këtu ku jemi sot.
Ibrahim Kapaj
Ibrahim Kapaj është themelusi i kësaj kompanie dhe njëkohësisht agjent i saj. Ai është specializuar në disa fusha të manaxhimit dhe markeringut online si: krijimi i fushatave promocionale, personalizimi i kontentit në programe kompjuterike si Photoshop dhe Sony Vegas, krijimin e website-ve, manaxhimin e rrjeteve sociale, manaxhimin e rezervimeve online, manaxhimin e hoteleve, manaxhimin e apartamenteve, fotografi etj. Z. Kapaj dallohet për aftësitë e tij të mira komunikuese, manaxheriale dhe negociuese. Atij i pëlqen puna në grup dhe motivon të tjerët që punojnë me të.
Orsid Moriseni
Orsid Moriseni është një prej agjentëve tanë që prej fillimeve të kompanisë sonë. Ai është i specializuar në punimet në Photoshop, menaxhimin e fushatave promocionale në rrjetet sociale si dhe në manaxhimin e rrjeteve sociale. Orsidi dallohet për përkushtueshmërinë dhe seriozitetin gjatë punës. Puna e tij fokusohet më së shumëti në manaxhimin e restoranteve, hoteleve dhe apartamenteve.
Besar Gjini
Besar Gjini është një tjetër përfaqësues i Prure Group, i cili dallohet për aftësitë e tij në fotografi, menaxhim rrjetesh sociale dhe punimet në Photoshop. Besari dallohet për konsistencën në punë. Puna e tij fokusohet më së shumëti në manaxhimin e bizneseve të tipit: dyqan rrobash / aksesorësh dhe sallon bukurie.
Këta janë dy përfaqësuesit kryesor të stafit tonë për këtë muaj. Puna e tyre e mirë ka lënë gjurmë në bizneset të cilat ata manaxhojnë. Është nderi ynë të kemi përfaqësues të tillë në organizatën tonë.
Na Kontaktoni
Për çdo informacion të nevojshëm na kontaktoni në një nga metodat e mëposhtme:
Facebook inbox: Prure Management Group
Instagram: Prure_Group
Linkedin: Prure Group
Twitter: Prure Group
E-mail: prure@yahoo.com
Mos hezitoni të na kontaktoni rreth paqartësive që mund të keni.
Comments